Haradinaj në Prekaz: Këtu kujtojmë sakrificën më sublime për liri

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prekzin ku ka bërë homazhe te memoriali i Familjes Jashari, në ditën e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se në Prekaz kthehet në kujtesë sakrifica sublime për liri e familjes Jashari.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari kujtojmë gjithnjë sakrificën më sublime për liri. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka thënë se Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e të gjithë të rënëve.

“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, ka shkruar në fund Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme