Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e kabllove “Proton Cable” me pronarë Fatos, Sami e Besim Dida.

Haradinaj ka thënë se kjo fabrikë është model i një biznesi të suksesshëm.

“Fabrika “Proton Cable” në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida, që prodhon mbi 800 tonë kabllo në vit, është lider në këtë sektor. Kjo fabrikë është model i një biznesi të suksesshëm, që produktet e veta “Made in Kosova” i plason me aq sukses në tregun e Kosovës e atë ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se sukseset e tilla janë edhe suksese të Kosovës.

“Gjatë vizitës sime në këtë kompani, u binda për përkushtimin e seriozitetin, por edhe mundin që bëhet aty, për suksesin e përbashkët, që është sukses edhe i Kosovës. Kjo është e përditshmja jonë, kush mrekullohet me sukseset e një biznesi të krijuar me djersë e mund personal, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”, biznes që qenka zhvilluar edhe me ndihmën e Komunës, por edhe të Ministrisë së Financave!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme