Kandidati i AAK-së për kryetar të komunë së Prishtinës, Daut Haradinaj, së bashku me kandidaten për asamble, Donjeta Morina, kanë takuar disa nga vajzat e klubit të basketbollit “Sigal Prishtina”.
Haradinaj tha se me qeverisjen e tij çdo lagje do të ketë palestrën e vet sportive.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me kandidaten Donjeta Morina, takuam disa nga vajzat e klubit të basketbollit “Sigal Prishtina”. Këto vajza me sukseset e tyre janë inspirim por edhe obligim i yni për t’ju ofruar kushte më të mira.
Në qeverisjen time, çdo lagje do të ketë palestrën e vet sportive. Do ta dyfishojmë buxhetin për sportin, ndërkaq sportistët do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në vendimmarrje.
eparaPrishtina
punamarë