Haradinaj në Shqiponjë të Dushkajës:Në vendin që i dha vendit luftëtarë të shquar

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vizitoi Dushkajën ku tha se ky vend i ka dhënë shumë vendit.

Ai tha se ishte i nderuar që ishte në mesin e bashkëluftetarëve, familjarëve të dëshmorëve e veteranëve.

“Sot për nder të 15-vjetorit të pavarësisë në Shqiponjë të Dushkajës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftetarëve, familjarëve të dëshmorëve e veteranëve. Në vendin që i ka paraprirë luftës për liri. Në vendin që i dha vendit luftëtarë të shquar e u bë strehë për shumë luftëtarë tjerë të zotë të UÇK-së”, tha Hardinaj.

Të ngjashme