Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate nga Suhareka, ka thënë se Bali Muharremaj është adresa e dëshmuar për qytetarët.
Ai mes tjerash ka thënë se Bali Muharremaj ka qëndruar me qytetarët në kohë të mira e të vështira dhe ka bërë thirrje të votohet z. Muharremaj edhe për një mandat si dhe lista e AAK-së për Kuvendin Komunal të Suharekës.
Fjalimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Therandës, ju veç e dini kush është adresa e juaj, adresë e dëshmuar, adresë që po ju nderon ju me punë i cili është me ju në çdo kohë edhe në kohë të vështira edhe të mira edhe në gëzime edhe hidhërime i cili vërtetë është kompetent në punë e i përgjegjshëm është kryetari juaj Bali Muharremaj.
Me 17 tetor ju tashmë e keni të përcaktuar besimin për Balinë.
Aleanca është në numrin 121
Bashkë me Bali Muharremaj na nderojnë edhe edhe asambleistë të zot. Ju ftoj që të vazhdojmë suksesin për komunën tuaj për zhvillimim e mëtejmë, mirëqenien tuaj.
Ju priftë e mbara në Suharekë,
Na priftë e mbara në Kosovë