Haradinaj në Tiranë, s’mbahen interpelancat për Telekomin e shkarkimin e një drejtori nga Rikalo

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës sot do duhej të fillonte sot me seancën e re e cila ka rreth 30 pika, ku në rend dite ishin edhe dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj, Platforma për dialogun me Serbinë, disa projektligje e raporte të institucioneve.

Por Haradinaj ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare. Interpelanca e parë sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës dhe interpelanca sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që të vazhdohet me seancat e e mbetura në gjysmë me datat 16, 17, 18, 20, 26 prill, 31 maj dhe 1 qershor.

Por GP i LDK-së dhe VV-së nuk janë pajtuar me këtë pasi që kanë thënë se deputetët janë njoftuar për seancën e re dhe jo për vazhdimin e seancave që kanë mbetur në gjysmë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se është vendosur kështu pasi që shumë seanca kanë mbetur të hapura dhe nuk janë përfunduar.

“Ne jemi fut në një agjende të stërngarkur , akivitetit i kuvendit është minimal, ajo cilën jam duke bërë unë kryesia e kuvendit ka marrë vendim seanca e datës 16 17 18 20 26 prill 31 maj 1 qershor kanë mbetur të hapura. As një vendim për mbajtjen e seancave nuk e merr kryetari i Kuvendit, çdo herë është vendimmarrja e juaj. Ju vet vendosni nëse dëshironi t’i hiqni këto dhe shkojmë menjëherë në seancë të re. Bëhuni 61 deputetë votoni dhe automatikisht dalim në seancë”.

Albulena Haxhiu, nga LVV-ja ka akuzuar kryetarin Veseli duke i thënë se për shkak të agjendës partiake po lë anash agjendën e Kuvendit.

“Jakup Krasniqi sa ka qenë kryetar i Kuvendit i kemi mbajt të enjten seancat me 5-6 pika nganjëherë është shty edhe të premten, por Ju po e degradoni Kuvendin e Kosovës, për shkak të agjendës tuaj partiake, ju po e shihni kuvendin jo si puna primare e jotja, duhet me ja kushtur Kuvendit e kur të mbetet kohë pastaj partisë politike që i takon. Duhet të marrin fund këto abuzime. Ne po kërkojmë respekt si GP jo për ne sepse ti nuk tregon respekt”.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit iu përgjigj duke thënë se Jakup Krasniqi ka qenë akademik, ndërsa ky është politik që sipas tij, ka angazhime partiake, por Veseli u përgjigj duke thënë se ka 5 nënkryetarë të tjerë që e zëvendësojnë atë.

“Në sy para publikut nuk është e hijshme me thënë këtë, agjenda e kryetarit është e kryetarit, i kam edhe 5 nënkryetarë që nuk e la agjendën politike. Këtu është vendimmarrja e juaj. Jakup Krasniqi ka qenë akademik, unë jam politik”.

Avdullah Hoti, nga LDK-ja, ka kundërshtuar vazhdimin e sencës me pikat e mbetura, duke shtuar se nuk janë njoftuar paraprakisht.

“Unë propozoj të vazhdojmë me seancën e re, nuk kundërshtojmë me vazhduar me seancat e kaluara por nuk jemi njoftuar kështu”.

Veseli, tha se të gjitha pikat janë për opozitën dhe nuk ka arsye të mos vazhdohet.

“Të gjitha pikat qenkan për VV-në, d.m.th për opozitën pse jeni kundër mos me vazhduar me pikat e mbetura”, ka thënë Veseli.

Ndërsa pozita kërkoi që të vazhdohet me seancat e mbetura në gjysmë.

Bilall Sherifi nga Nisma dhe Memli Krasniqi nga PDK-ja kanë thënë se në kryesi janë dakorduar që seancat e lëna në gjysmë të përfundohen, dhe të mos caktohet një seancë e re.

Ahmet Isufi, nga AAK-ja ka thënë se edhe po të fillojë seancë e re kryeministri Ramush Haradinaj nuk është këtu që t’i përgjigjet pyetjeve.

Të ngjashme