Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe ushtarët e oficerët me të cilët shërbeu Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në vendin e tij të punës.
“I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.