Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Prof. Zejnullah Grudës.
Haradinaj kujton se Gruda i shërbeu Atdheut me devotshmëri duke edukuar breza të tërë.
Ai tha se Gruda do të mbahet mend për mprehtësinë e mendjes, urtësinë dhe guximin intelektual.
Haradinaj tha se ai bashkëndjen më familjen Gruda, studentët e tij dhe gjithë ata që e njohën.
‘Pusho në paqe Profesor’, shkroi në fund Haradinaj.