Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur me gazetarë, pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se seanca për ratifikimin e demarkacionit me shumë gjasë do të mbahet gjatë javës që vjen, e jo nesër siç ka vendosur Kryesia e Kuvendit.
“Besoj që seanca nuk do të mbahet nesër por gjatë javës që vjen”, tha Haradinaj.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit gjatë ditës së djeshme është vendosur që të me 18 shkurt, pra të dielën në ora 18:00 të mbahet seanca, në të cilën do të votohet marrëveshja e re për demarkacionin.