Haradinaj: Nuk e votojmë qeverinë Kurti, mbesim në opozitë

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 11:26 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje për themelimin e qeverisë së re dhe si e tillë do të qëndrojë në opozitë.

Ai ka hedhur dyshimet nëse një qeveri e pakicës do të funksionojë mirë.

“Normal që është caktuar sese kryhet edhe afati kohor. AAK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk e votojmë këtë qeveri. Nuk e di a do të ketë dhe si do të funksionojë kjo qeveri”, tha ai.

I pyetur nëse do të ndikojë largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, në marrëdhëniet me Kosovën, Haradinaj ka siguruar se Brexit-i nuk do të ndikojë në këto marrëdhënie, përkundrazi ka thënë se kanë marrë zotime nga Britania e Madhe që do të thellojë edhe më tutje marrëdhëniet bilaterale.

“Ne kemi marrë zotiem të forta nga Britania e Madhe për vazhdim dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale dhe ne nuk e humbin një aletat por vetëm sa do të kemi edhe marrëdhënie më të forta”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit, me rastin e 23 vjetorit të rënies.

Zahirin, Edmondin dhe Hakifin, Haraidnaj i quajti si themeltarë të UÇK-së dhe ushtarë të zot, të cilët vëren themelet e lirisë së Kosovës.

Të ngjashme