Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk e ka marrë lajmin lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave. I pyetur nga Ekonomia Online, Haradinaj tha se këtë vendim do të mund ta komentoj në takime të tjera.
“Hala nuk e kam dëgju lajmin, po kam dëshirë ta ruajë porosinë për takime të reja”, tha Haradinaj.
Sot gjatë ditës mediet kanë raportuar se Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë vendim që ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e Haradinajt, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.