Haradinaj-nxënësve: Përfundojeni shkollën, s’është badihava

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 10:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi kanë marrë pjesë në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se kjo ditë është ditë gëzimi për këtë fshat pasi që nxënësit do të kenë mundësinë të nxënë dije.

“Tërnj është një nga vendet që mban në vete dhimbjen më të madhe dhe kjo më ka bërë që nga lufta kurrë mos me heqë nga mendja përjetimin dhe ndjenjën që e kam pas për ju. Sot për mua është moment gëzimi dhe falënderoj të gjithë që punuan të gëzohemi së bashku”.

“Sot është dëshmia më e mirë këtu se jeta dëshmon në vendin tonë do vazhdojmë të shkojmë në shkollë dhe me nxënë dije”, shtoi ai.

Haradinaj falënderoi gjitha partitë politike që u bënë bashkë për të kontribuuar në ndërtimin e kësaj shkolle.

Ai u ka barë thirrje nxënësve që të kryejnë shkollën ngase sipas tij, nuk është badihava.

“Përgëzoj gjitha partitë politike për përkrahjen që të bëhet kjo shkollë”, tha Haradinaj.

“Nuk është e vërtetë që shkolla nuk vyen e badihava shkojmë në shkollë se nuk gjen punë e kryen fakultetin e punon kamarier”.

“…kohët shkojnë shpejtë dhe ata që kanë qenë të zot dhe kanë nxënë dije do të hyjni në punë, mos lejoni mos me u bë nxënës të mirë”, tha ai.

Haradinaj uroi që nxënësit kosovarë të bëhen më të dijshmit në botë, raporton Ekonomia Online.

“Në botë ka garë dhe bota po bëhet vend i vogël, kam dëshirë që fëmijët tanë me qenë më të zotë dhe do ia dalim bashkë, urime ky vit shkollorë dhe të bëhemi më të mirë”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2370522999829169/

Të ngjashme