Haradinaj-opozitës: Po flisni për tituj gazetash, nëse ka shkelej të shkojnë në burg dëmtuesit e buxhetit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë diskutimeve rreth ndarjes për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë në Kuvend tha se opozita po flet për titujsh gazetash, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj shtoi se nëse vërtetohet se janë bërë shkelje të shkojnë në burg dëmtuesit e buxhetit.

“Po iu them përsëri sa i përket shpenzimeve për pavarësi, procedura është, pra jepet një propozim, alokohet. Mënyra si është shpenzuar, unë po shoh që po konkludoni veç me tituj gazetash”.

“Për hir të saktësisë së brendshme, ne nuk e amnistojmë askënd. Janë dy momente është marrja e vendimit dhe dy është shpenzimi në vete si ka ndodhë”.

“Nëse ka shkelje të ligjit aty duhet me u kyç prokuroria le të hyjë në burg ai që e ka shkelë”.

Haradinaj, pas akuzave që iu bënë Qeverisë që ai drejton për ndarjen e 500 mijë eurove për festimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka sqaruar para deputetëve ndarjen e këtyre mjeteve.

Haradinaj ka thënë se nuk janë shpenzuar të gjitha këto para në shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

Deputeti i LDK, Lumir Abdixhiku, tha se kur Qeveria vjedh në “lapsa”, raporton EO.

“Kur Qeveria vjedh në lapsat e pavarësisë, çka pret t’i prej një kryesuesi të Bordit atje që i punëson katër fëmijët e tij”.

“Deputetët  e pozitës na tregojnë mesele kur thirrim seanca të jashtëzakonshme në atë stilin tërrta-vërrta”.

“Tash kryeministri na tha se nuk janë 500 mijë euro po janë 175 mijë. Shkeljet ligjore në këtë proces janë evidente dhe duhet të trajtohen”.

?DREJTPËRDREJT -Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Debatohet lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 12, 2019

Të ngjashme