Haradinaj: Papa tha se e ka në zemër popullin e Kosovës

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 13:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur lidhur me vizitën e tij në Vatikan.

“Në këtë takim pune që ka zgjatë më shumë se një orë kemi biseduar për temat bilaterale. Kanë dominuar temat për respektin që ka Kosova ndaj selisë së shenjtë, përkushtimin e Kosovës për paqen në rajon dhe rëndësia që ka për ne njohja e Vatikanit”.

Ai tha se i ka kërkuar Papës që Vatikani ta njohë Kosovën dhe se kjo njohje do të krijonte më shumë siguri dhe paqe në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Unë ia shpreha kërkesën e popullit të Kosovës duke i thënë që shteti dhe populli i Kosovës i ka sytë nga ju. Ai tha se unë e kam në zemër popullin e Kosovës dhe se ka shumë shpresë që populli i Kosovës do ta gjejë vendin e vet në mesin e popujve që jetojnë në paqe”.

 

Të ngjashme