I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e tij synon që administrata e shtetit të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
“Kushdo që punon në administratën e shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.
“Nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar Haradinaj.
Ai e ka shoqëruar postimin me një fotografi së bashku me liderin e PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një takimi me ndërmarrës sot në Rahovec.