Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e bujshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili dje tha se nëse “dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, nuk duhet të urinosh para derës së tij”, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka folur edhe për paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policinë e Kosovës, si shkak i aksioneve të Qeverisë në veri të vendit.
“Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në qeveri, kryeministrin, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë. Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos mi prek marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me ushtrinë, policinë AKI-në, doganat e gjyqësorin. Megjithatë po shihet se po hymë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistet”, ka thënë Haradinaj.