Haradinaj pas takimit me Hahnin: Taksa nuk hiqet deri në njohje reciproke

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 09:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj para studentëve përsëriti edhe njëherë që taksa ndaj Serbisë nuk hiqet. Ai tha se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse ka vullnet për njohje reciproke.

“Ne kemi 20 vite që nga lufta dhe kemi një shancë drejt zgjidhjes së marrëveshjes me Serbinë kemi arrit një marrëveshje në 2013 në implementimin e kësaj marrëveshje është në gjysmë, por kemi zgjedh disa çështje. Situata ka evoluar, Serbia ka fituar më shumë vetëbesim kundër anëtarësimit tonë në Interpol dhe janë kërcënuar serbët e Kosovës. Serbia ka vendos për 20 vite barriera jotarifore, nuk mund të hyj asnjë mall nga Kosova, duhet të ketë certifikatë nga vendi ynë, asnjë mall i Kosovës nuk mund të hyj në Serbi. I kemi dhënë vërejtje Serbisë me 10% tani me 100% askush nuk dha mundësi të ndihmoj dhe është koha për taksën 100% dhe kjo dmth se nuk do të ketë treg për Serbinë, këtu deri në njohje nuk kemi zgjidhje tjetër të mbrojmë interesat tona”, tha ai.

Ai tha se vetëm kur të ndodh njohja reciproke atëherë mund të hiqet taksa nda Serbisë.

“Jemi të gatshëm ta heqim nesër nëse ka vullnet për njohje”, tha ai.

Haradinaj u prezantua para studentëve tregoi për shkollimin e veprimtarinë e tij.

“Puna ime që një vit e gjysmë kam dashur të rinovoj vendin tim që është me popullsi të re, kur mora punën ishte një kohë kur kishte ekzot masiv që të rinjtë lenin vendin dhe sot rritja ekonomike është më e madhja në regjion nuk e kemi fitu luftën me korrupsion, por kemi bërë progres”, tha ai, raporton EO.

Kryeministri tregoi edhe për marrëdhëniet me Ameriken.

“Kosova është multietnike, qëllimi ynë është të i bashkohemi dhe të integrohemi në integrime euroatlantike por pa ofendim ne i përkasim kësaj familje dhe Evropa ka arsye sepse kem kaluar mirë me Amerikën dhe për këtë duam të kemi miqësi të mirë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tregoi për mbështetjen e vazhdueshme që Amerika i ka dhënë Kosovës.

“NATO e udhëhequr nga Amerika e vendet e BE-aë ka ndihmuar të ndalet trëgjedia me bombardime në Kosovë”, tha ai.

Haradinaj u pyet edhe për mbështetjen e qeverisë që i jep komunitetit LGBTI.

Ai tha se çështja e LGBTI nuk është më tabu në Kosovë, por e sheh si krenari.

“Kemi problem me drejta gjinore jo vetëm me LGBTI, vajzat nuk janë pjesë e trashëgimisë kështu që kur familja ka pasuri ajo shkon tek djemtë dhe nuk e bëjnë këtë për vajza ne kemi miratuar ligje dhe kampanjë unë përkrah aktivitetet për LGBTI dhe me respekt, por ka punë të bëhet sepse kjo çështje është e re për ne në krahasim me të tjerët”, tha ai.

Të ngjashme