Haradinaj i përgjigjet Muratit: Jeni nervozë nga sondazhet, e keni marrë tatëpjetën

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Mruati, lidhur me deklaratën e këtij të fundit se në kohën e Qeverisë Haradinaj ka pasur keqpërdorime në shpronësimet e tokave për ndërtimin e autostradës Pejë-Prishtinë. Haradinaj i ka shtruar disa pyetje ministrit Murati dhe ka thënë se VV ka rënë në sondazhe dhe po vazhdon të bie si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë dhe mospërmbushjes së premtimeve.

Murati ka thënë se kanë gjetur shkelje në vendimin e Qeverisë “Haradinaj”, për shpronësimet në segmentin rrugor Kijevë-Zahaq, pjesë në të cilën është paraparë që të kalojë autostrada e Pejës. Murati tha se janë keqpërdorur gjithsej 43 milionë euro në falsifikime të dokumenteve të nevojshme për shpronësim.

Në lidhje me këtë ka reaguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka quajtur etikime të ulta akuzat ndaj Qeverisë të cilin ai e kishte udhëhequr.

Tutje, Haradinaj  ia ka numëruar disa nga keqmenaxhimet që ai i vlerëson që kanë i ka bërë Qeveria e tanishme.

“Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën. Fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët”, ka përfunduar Haradinaj në statusin e tij. 

Postimi i plotë:

Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme!

Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë!?

Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë!

Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!

Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor!

Ende nuk keni treguar pse e keni angazhu Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!?

Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?

Lista e përgjigjeve e sqarimeve që duhesh me ia dhanë qytetarëve është shumë e gjatë. Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa!

Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral!

Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën. Fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët.

RH

Të ngjashme