Haradinaj pastron xhamat e dëmtuar dje nga Vetëvendosje

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 12:01 | Nga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me stafin e tij, ka dalë për të pastruar xhamat e objektit të qeverisë, e cila një ditë më herët u sulmua nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Haradinaj i ka postuar fotografitë në faqen e tij në Facebook.

Ai ka theksuar se familjes Dehari do t’iu qëndrojë pranë ndërsa drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

Ndërsa ka porositur se “shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë…Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit”.

Postimi i plotë:

DREJTËSI PËR ASTRITIN

Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.

Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

RH

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, shoes and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme