Haradinaj për Agim Ramadanin: Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Beteja e Kosharës mban emrin e Agim Ramadanit. Në shkrimin e tij, në përvjetorin e 25-të të rënies së heroit, Haradinaj ka shtuar se Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar.

“Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun.

Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, shkruan Haradinaj.

Të ngjashme