Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në lidhje me debatin ekskluziv të ballafaqimit me kundërkandidatët e tij në Klan Kosova, Ramush Haradinaj ka thënë se vetëm ka respektuar një vendim nga Komisioni i Pavarur i Mediave.
”Më kanë thanë se nuk guxojmë me dal në debate deri në nisjen e fushatës. Kush e ka anuluar debatin nuk e di. Por kam dëgjuar që në bazë të një komisionit duhet të anulohet deri sa të fillon fushata. Kam dëgjuar që i obligohem qytetarit. Ende nuk është punë e kryer. Nëse unë bëj thyerje të ligjeve, nuk është shenj e mirë ta bëjë nesër në punë. Nëse unë që sot thej ligje, nuk është bash dëshmi e mirë”, ka përfunduar Haradinaj, njofton Klan Kosova.