Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë të martës ka bërë të ditur se disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë për taksën.
Madje Stoltenberg, në samitin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ka kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku sipas tij, forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it.
Lidhur me këto deklarata të Stoltenberg, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se në vend nuk ka veri dhe jug, por është Kosova në tërësi, raporton Ekonomia Online.
“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri, më nuk ka veri e jug, është një Kosovë, duhet ta kuptojmë të gjithë, edhe presidenti edhe unë edhe të gjithë. Nuk ka më specifike a është veri a jug, Kosova nuk është e interesuar me krijuar doktrinë me qit ushtrinë kundër popullit të saj. Se cila rrugë po prishet e cila po ndreqet, populli jonë e ka një fjali “hajri e sherri janë ngatë”, prandaj mos u brengosni”, tha ai.
Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
LEXO EDHE: Haradinaj i vendosur edhe pas takimit me Kosnettin: Taksa s’hiqet, jemi lodhur duke pritur
LEXO EDHE: Haradinaj: Veseli do të ishte kryeministër i mirë, por vendimin për taksen e marrim në Qeveri