Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka sanksion i cili e bënë atë ta heqë taksën ndaj Serbisë, raporton Ekonomia Online
Ai është pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë që postin e kryeministrit ta marrë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Haradinaj tha se Veseli si kryeministër kish dalë shumë mirë, por nuk mund të merret vendim kundër vullnetit të tij për heqjen e taksës.
Ai tha se nëse ndodh një gjë e tillë atëherë mund të prishet Qeveria dhe ta bëjnë vet një gjë të tillë.
“Veseli-kryeministër ish dalë shumë mirë, por vendimi për taksen merret në Qeveri, nuk mundesh me kërku me i bë diçka kryeministrit kundër vullnetit të tij. Nëse ndodhë kështu atëherë le ta prishim qeverinë, nëse ata mendojnë që duhet të hiqet taksa le të ulën dhe ta heqin vet. Nuk ka sanksion që na bënë me hek taksen”, ishe përgjigja e kryeministrit Haradinaj.