Haradinaj i vendosur edhe pas takimit me Kosnettin: Taksa s’hiqet, jemi lodhur duke pritur

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 15:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për medie ka thënë se taksa nuk do të hiqet pa njohje nga Serbia.

Lidhur me takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ai tha se nga ShBA kërkohet heqja e taksës mirëpo qëndrimi i tij mbetet i njëjtë, raporton Ekonomia Online.

“Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa që t’i hapet rrugë dialogut. Kemi biseduar edhe tema të tjera bilaterale”.

“Qëndrimi ynë është i qartë, unë du krejt me heq taksën mirëpo është e lidhur me njohjen nga Serbia dhe sugjerimi im është të mos ndërlidhen temat”.

Sipas kreut të ekzekutivit Kosova është e interesuar për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, ngase siç thotë ai populli është lodhur duke pritur.

“Arritja e një marrëveshje është interes i Kosovës dhe i Serbisë. Ne jemi lodhur nga një gjendje e pritjes, për një dialog që ja nis e ndalet”.

“Unë jam kundër kësaj logjike dhe do t’i mbetem besnik bindjes që ekziston mënyra me heq taksën, por duhet të kemi një marrëveshje për njohje”, tha ai.

Lidhur me letrën e gjeneralit të FSK-së Rrahman Rama drejtuar presidentit Hashim Thaçi se po rrezikohet një fond prej 12 milionë dollarësh për FSK-në, kryeministri tha se ai duhet të rrijë sa më larg nga mediet.

“Gjeneralin Rama e kam koleg, sa me pak që del në mediet aq më mirë është, nëse e ka zor me mbajt ushtrinë, është ndonjë djalë i ri që mund ta marr këtë detyrë”.

“Kur ishte Gjykata Speciale nuk u mërzitshin për Amerikën”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 12, 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme