Shoqata e Qumështorëve – Bajramit: Nuk ju pengon kur qumështi derdhet rrugëve, po jeni ‘avokate’ e vajit të palmës

Prishtinë | 06 Nën 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës e ka akuzuar deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajramin, se nuk po reagon kur po derdhet qumështi rrugëve e lumenjve të vendit, raporton Ekonomia Online.

“ZNJ. BAJRAMI, PO JENI AVOKATE E VAJIT TË PALMËS! Znj. Hykmete Bajrami, Kur qumështi i fermave vendore tepron dhe derdhet rrugëve e lumenjve të Kosovës, nuk ju pengon dhe asnjë reagim nuk e bëni! Kur vaji i palmës dhe qumështi pluhur ndalohen, ju dhemb fort!? Pse kjo dhimbje historike për vajin e palmës dhe qumështin pluhur?”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

“Me deklaratat dhe qëndrimet tuaja po merrni rolin e avokates së vajit të palmës, në kurriz të konsumatorëve, fermerëve, prodhuesve vendorë dhe financave publike e private. Shoqata e Qumështorëve të Kosovës e kujton shumë mirë rolin dhe qëndrimet tuaja ndër vite lidhur me vajin e palmës”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme