Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës diplomon sot në ora 16:30

Prishtinë | 06 Nën 2026 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot duke filluar nga ora 16:30.

Policia, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tteori”, në Prishtinë.

Në media është raportuar se kjo gjeneratë ishte paraparë të diplomonte më 30 tetor, por ceremonia ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.

Mungesa e uniformave, e po ashtu edhe dyshimet për mungesë të armëve për pjesëtarët e rinj, kanë nxitur reagime dhe vëmendje të madhe publike.

Të ngjashme