Haradinaj për kryeministrin bullgar: Faleminderit Boyko për qëndrimin parimor ndaj Kosovës

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e falënderon kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës për të qenë pjesë e familjes europiane.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se vendimi që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE. Njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën tonë”.

“ E përkrahu fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Europë gjithpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Shpreh respekt të veçantë për Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës sonë për të qenë pjesë e familjes europiane. Vendimi, që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE. Njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën tonë. E përkrah fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Europë gjithpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime. Pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse të familjes europiane, BE nuk do të jetë e plotë. Faleminderit

Të ngjashme