Haradinaj për plagosjen e të rinjve në Shtërpcë: Apeloj te familjarët dhe serbët që të mos bien pre e propagandës

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka dënuar plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë mesditën e së premten, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së ka thënë se plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Haradinaj ka kërkuar nga familjarët dhe serbët lokalë që siç ka thënë të mos bien pre e propagandës që këtij incident t’i japin konotacion politik.

“Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj. Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme