Kryeatari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikim të raportit nga Freedom House, i cili tha se Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, janë përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.
Haradinaj tha ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
“Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ish-kryeministri tha se do të vazhdojë t’i bëj opozitë Qeverisë së tanishme.
“Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, u shpreh tutje Haradinaj.