Haradinaj përkujton heroin Myrtë Zeneli

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin e Kosovës, Myrtë Zenelin si dhe tetë dëshmorë të tjerë të cilët ranë gjatë betejës në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz dhe Bokshiq.

“Lufta për liri na ndau nga shumë bashkëluftetarë të zot, që ishin me ne që nga fillesat e rezistencës sonë për liri. Në njëzetedy vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, si dhe dëshmorët, Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina, që ranë gjatë betejës treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq”.

“Një vit më vonë, u përjetësuan Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexhaj, tre vëllezër që falën jetën për Atdhe. Është obligim i yni ta ruajmë lirinë, duke përkujtuar bijtë tanë, që me gjakun e tyre u bënë themel i saj. Lavdi!”, shkruan ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme