Haradinaj përkujton masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.

Haradinaj ka shkruar se pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër. 

Shkrimi i plotë:

Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë! 

Para 24 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër. 

Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia! 

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Të ngjashme