Haradinaj përkujton masakrën në Abri: Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke kujtuar masakrën në Abri e Eperme, ka thënë se ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre, por barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se drejtësi nuk do të ndalen së kërkuari.

“Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë. Familjes Delia, Martirëve të Abrisë, Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme