Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës dhe rënien e dëshmorëve të saj.
“Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë. Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare”, është shprehur ai.
“Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve:
Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati”.