Haradinaj: Po angazhohemi që 17 Shkurti dhe vendimi i GJND-së të mos tjetërsohen me asnjë çmim

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Sot është mbushur një dekadë prejse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë vulë të drejtës së Kosovës për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt, 2008.

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai vendim i para 10 viteve e ka forcuar Kosovës e 17 shkurtit.

Haradinaj ka thënë se i tërë angazhimi i tij dhe bashkëpunëtorëve është që këto dy vendime të mos tjetërsohen për asnjë çmim.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Republikës së Kosovës, përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit. I tërë angazhimi jonë është që këto dy vendime të rëndësishme historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim”, ka shkruar kryetari Haradinaj.

Të ngjashme