Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike

Prishtinë | 20 Sht 2024 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas intervistimeve të fundit nga zyrtarët e partisë në pushtet. Sipas tij, po ngushtohet rrethi i “Mafisë Energjetike”, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. 

Haradinaj ka thënë se veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme