Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e tij, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Abdixhiku gjatë një konference për media, ku ai shpalosi idenë për formimin e një qeverie nacionale të tranzicionit.
“I kam njoftuar që të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe më pas do të jetë çështje e partive ndaras se çfarë do të thonë”.
“Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, është shprehur ai.
LEXO EDHE: