Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore homologun e tij, kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq, raporton Ekonomia Online.
Të dy kryeministrat më pas do të zhvillojnë takim për të dalë më pas në një konferencë të përbashkët për media.
Markoviq, fillon sot vizitën dy ditore në Kosovë. Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.
Ai është pritur në aeroportin e Prishtinës nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Të enjten, Markoviq do të pritet në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Temë e takimeve pritet të jetë marrëveshja për demarkimin e kufirit. Përderisa Podgorica zyrtare ka ma ratifikuar këtë marrëveshje të njëjtën nuk e ka bërë edhe Kosova.
Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj njihet si një prej atyre që ka kundërshtuar më së tepërmi marrëveshjen e arritur në vitin 2015 me pretendimet se marrëveshja i humbje territoriale Kosovës, prej 8 mijë hektarësh.
Marrëveshja ishte në rend dite në një nga mbledhjet e kryesisë, por që u tha se po u arritur konsensus nacional ajo nuk do të procedohet për në seancë.
Ratifikimin e saj Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.