Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim me investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu.
Ai tha se gjatë qeverisjes së tij ka punuar që t’i prezantojë kushtet që ofron Kosova para investitorëve të huaj, si dhe ka bërë plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe tatimore.
“Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend. Në vazhdimësi kemi punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore. Në këtë frymë, prita sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu”.
“Investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera, janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik dhe institucionet tona, kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato”.