Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj nuk u prononcua për media por përmes një statusi në Facebook njoftoi se e ka nderuar Walkerin me medaljen Skënderbeu.
Ky është statusi i Haradinajt në FCB:
Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë.
Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare.
E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti.
Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë tash e disa ditë me rastin e 21- vjetorit të masakrës së Reçakut.