Haradinaj: Programi ynë për Kryeqytetin më së shumti u përgjigjet banorëve të lagjes “Emshir”

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka takuar banorët e lagjes Emshir.

Haradinaj gjatë bashkëbisedimit me ta, Haradinaj ka thënë se programi për Kryeqytetin më së shumti u përgjigjet atyre.

“Sot me disa banorë të Emshirit, në zyret e shtabit e para Prishtina. Në një bashkëbisedim me ta, duke dëgjuar për problemet dhe kërkesat e tyre, i siguruam që programi ynë për Kryeqytetin më së shumti u përgjigjet atyre. Përfundimi i projektit të kolektorit dhe problemet me infrastrukturë të lagjes Emshir, do të kenë adresë zgjidhjeje”, ka shkruar ai.

Të ngjashme