Haradinaj: Projektligji për Qeverinë më i miri në rajon, rregullon edhe përgjegjësitë e të emëruarve

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 11:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Projektligji për Qeverinë rregullon jo vetëm numrin e ministrive dhe të të ministrave dhe zëvendësministrave, por edhe përgjegjësitë e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Ky ligj rregullon jo vetëm numrin e të zgjedhurve politik, por edhe mënyrën e ndarjes përgjegjësive të të zgjedhurve”.

“Nuk është vetëm zvogëlim mekanik, por saktësojmë përgjegjësinë e secilit. Mënyrën e përzgjedhjes e raportimit dhe nuk lëmë vakuume në mënyrën e të zgjedhurit”.

Haradinaj pas mbledhjes së grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit  për Qeverinë, beson që ky ligj do të jetë më i miri në rajon.

“Kemi hy në një ligj jashtëzakonshëm të rëndësishëm edhe më të rëndësishëm se më të mëparshmit. është krijuar një traditë për qeverisjen tek ne”.

“E dimë se si duhet vepruar me qeverisjen në vend. Jam inkurajua me punën e komisionit dhe do t’i japim ligjin më të mirë për qeverinë në rajon”.

Një nga pesë kushtet që ka siguruar votën e Partisë Socialdemokrate për miratimin e buxhetit për vitin 2019 ishte edhe Projektligji për Qeverinë përmes së cilit kërkuan që të ulet numri i zëvendësministrave.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, tha se kryeministri u njoftua nga të gjithë anëtarët sa i përket procedurave.

“Jemi në drejtim të mirë dhe udhëzimeve të mira”.

Ndërsa për kushtin e PSD-së për zvogëlimin e numrit të zëvendësministrave tha se kjo çështje do të trajtohet, raporton EO.

“E kemi një marrëveshje për trajtimin e këtij ligji. Në këtë drejtim jemi duke ecë. Do kemi konsultim më të mirë. Nuk do ngutemi sepse është ligji më vital. Jemi në këtë drejtim”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2226785947570730/

Të ngjashme