Haradinaj publikon foto me 9-vjeçarin që vdiq në Turqi: Nuk do t’i harroj kurrë sytë e tu plot jetë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar foto me 9-vjecarin nga Peja, Gent Nikqin që ka vdekur pas dërgimit për shërim në Turqi, raporton Gazeta Express.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se nuk do ta harrojë kurrë takimin me Gentin dhe sic ka thënë ajo “sytë e tij plot jetë”.

E njejta ka publikuar edhe një foto me 9-vjecarin.

“Lamtumirë Gent, nuk do t’a harroj kurrë takimin tonë të shkurtër në Pejë dhe sytë e tu plot jetë ♥️.

Ngushëllime familjes Nikqi nga Peja, Zoti ua shtoftë forcën t’a përballoni humbjen tuaj të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme