Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria për këto dy vjet duke guxuar të veprojë dhe marrë vendime sovrane i ka dhënë drejtim Kosovës 100 për-qind shtet.
Sipas tij, aprovimi i fuqishëm i këtij koncepti nga qytetarët do t’i legjitimojë vendimet për temat nacionale dhe do t’i krijojë hapësirë fokusimi në zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe social.
“Me strukturat e Aleancës në Kamenicë, të mobilizuar për fitoren e boshtit të mbrojtës së Kosovës unike dhe sovrane, referendumit për shtet me integritet, të zhvilluar dhe të drejtë”.