Kryetari i AAK-së dhe kryeministër në detyrë, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij, Anitën kanë votuar në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Pas votimit, ai deklaroi tha se qytetarët duhet të votojnë, sepse me votë vendosim për jetën e tyre.
Haradinaj bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, pasi dikush tjetër mund ta përdore atë.
“Me Anitën votuam, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë sepse me votën e tyre vendosim vete ata që s’votojnë vendosin tjerët për ta. Gjithçka ka shkuar mirë, sot procesi po shkon me rregull”.
“Kushdo që s’voton ata që votojnë vendosin për fatin e tyre”, u shpreh ai.
Haradinaj është kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD.
Zgjedhjet e 6 tetorit u shpallën pasi me 19 korrik të këtij viti, asokohe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Haradinaj e arsyetoi dorëheqjen me faktin se ai kishte pranuar ftesë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës me Seli në Hagë.