Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.
Siç ka njoftuar kryeministri në Facebook, me Gashin kanë diskutuar për dinamizimin e zbatimit të Ligjit për Obiliqin, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se i ka premtuar përshpejtimin e veprimeve, të cilat janë në përgjegjësinë e Qeverisë dhe të ministrive përkatëse.
“Qytetarët e Obiliqit shumë shpejt do t’i gëzojnë benefitet që sjell ky ligj”, ka shkruar Haradinaj.
Në komunën e Obiliqit partia e Haradinajt, AAK, ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit lokale.