Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpalljes se konkursit për drejtorin e Doganës si dhe për koordinatorin Mendim Rugova, djalin e ish presidentit Ibrahim Rugova.
Haradinaj theksoi se pësuan dy profesionist.
Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e ish kryeministrit Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit Mendim Rugova.
Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti.