Haradinaj reagon për ndalimin e këshilltarit të tij serb te Dheu i Bardhë

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për ndalimin e këshilltarit të tij, Sërgjan Jovanoviq gjatë ditës së sotme në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës”.

“Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona”, ka shkruar shefi i Qeverisë në një reagim bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme