Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit, për këto tema flisni me Besnik Tahirin

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka thënë jo ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për takimin e së hënës.

Haradinaj në letrën dërguar Kurtit ka thënë se tema e takmit agjenda legjislative bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheq grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do te gjejnë një giuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare por zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre”, thuhet në letrën e Haradinajt.

Derisa i njëjti është shprehur i gatshëm për të disktuar për ndonjë temë me interes nacional.

“Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër të lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojme në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojme qëndrimet që janë me interes nacional“, thuhet në letër. 

Të ngjashme