Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Hyzri Tallën, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin në 21-vjetorin e rënies.
Haradinaj me këtë rast tha se rënia e tyre ishte goditje e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 21 vite më parë, flijuan jetën për të realizuar ëndrrën tonë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por frymëzim që të vazhdohet rruga për liri”, tha Haradinaj.
“Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit. Lavd”.