Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj këmbëngulë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është në Kullë të Zhlepit.
Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që ta mbështesë idenë për rinegociimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Deputeti i AAK-së në emisionin DEBAT D në RTV Dukagjini, ka thënë se ka respekt për SHBA-të, por askush nuk mund t’i bindë që kufiri është në Sllovinovodë.
“Unë jam i bindur që SHBA-të do të kenë mirëkuptimin në këtë rast, sepse ne po insistojmë për një zgjidhje politike të këtij problemi, që mos t’i lejojmë qytetarët të marrin në dorë vetë fatin e zgjidhjes së tij, sepse atakohen shumë shtresa dhe ekziston rreziku që të ketë incidente”, tha ai.
Haradinaj ka thënë më tej se shqiptarët nuk do të lejojnë tkurrjen e mëtejme të territorit.